U kap në momente intime me Santianën, Buci përballet me të fejuarën e tij!

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U kap në momente intime me Santianën, Buci përballet me të fejuarën e tij!

Një nga dinamikat më të bujshme të “BBVK” deri më tani ka qenë marrëdhënia e Bucit me Santianën.

Në shtëpi ka hyrë e fejuara e Bucit, Verona, e cila fillimisht e surprizoi me një letër, ku tha: “Mos e harro veten kush je, mos harro për çfarë arsye ke hy, mos e harro që po të shohim.”

Më pas ajo u shfaq para banorëve, teksa Buci, ende i prekur nga letra e saj, mbante kokën ulur para saj duke qarë, më pas u çua dhe e përqafoi.

Teksa ishin në “privatësinë” e njëri-tjetrit, Verona ndër të tjera i tha se: “Unë e di që këtu është lojë, unë vetëm po shpresoj që ti nuk e ke harru qëllimin kryesor që ke hy në Big Brother, dhe arsyen që je këtu. Unë e di që ti lidhjen tonë nuk e lë, jo për 200 mijë euro por as për 2 milionë, megjithatë duhet të dish që ne po të shohim, ti e di cfarë sakrificiash kemi bërë ne për të qenë bashkë.”

Nga ana tjetër, një letër pritej të vinte edhe për Santianën nga partneri i saj, por ky i fundit ndryshoi mendim në moment të fundit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49444 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE