“Zjarr i qëllimshëm”- Përfshihet nga flakët makina e personazhit të TikTok-ut

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Zjarr i qëllimshëm”- Përfshihet nga flakët makina e personazhit të TikTok-ut

Makina e personazhit të njohur të rrjeteve sociale Kozak Braçit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“,- njofton policia.

Por sipas 30-vjeçarit zjarri ka qënë i qëllimshëm.

“Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina. Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 or ë. Të vijnë të unë jot e makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalama”,- shkruan Braçi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50906 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE