Vrasja tragjike e Liridona Ademajt, kryeministri Kurti: Vrasësit duhet të marrin dënimin maksimal!

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja tragjike e Liridona Ademajt, kryeministri Kurti: Vrasësit duhet të marrin dënimin maksimal!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që vrasësit e Liridona Ademajt të marrin dënimin maksimal. Gjykata Themelore në Prishtinë të dielën (3 Dhjetor) ka dhënë masën me paraburgim ndaj Naim Murselit, Genc Plavës dhe Kushtrim Kokallës.

Murseli akuzohet se kishte porositur vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës, ndërsa Plava akuzohet për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Po ashtu, Kokalla akuzohet për “marrëveshje për kryerje të vrasjes së rëndë”.

Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua. Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë. Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore. Sot ishte seanca dëgjimore, ku tre të dyshuarve iu caktua nga një muaj paraburgim. Urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal. Kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv dhe të vetëdijshëm për detyrën e lartë shoqërore që bartin, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se për t’i parandaluar krimet e tilla makabre, duhte bashkëpunuar së bashku në çdo fushë.

Dhimbja është e madhe. Ndërgjegjja është kolektive, në secilën familje, shtëpi. Për ta parandaluar këso krime makabër, duhet të punojmë secili e secila, në secilën fushë e vend. Këtë kulturë patriarkale e mizogjene, këtë maskulinitet të dhunshëm e toksik e zhdukim vetëm ashtu. E qytetarët e Republikës presin nga zyrtarët publikë që punojnë (apo kanë punuar) në institucionet shtetërore se duhet të jenë shembull pozitiv e progresiv në shoqëri për sjelljen e tyre ndaj partnerëve dhe në familje e jo kriminelë a mujsharë që besojnë se ia dalin, ka shkruar Kurti.

Gjykata e Prishtinës ka lënë në burg Naim Murselin dhe dy të tjerët, të cilët akuzohen për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Murseli. Ata do të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa hetimet për ngjarjen po vijojnë.  Bashkëshorti i të ndjerës pranoi se ka paguar për kryerjen e krimit mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë, por nuk ka treguar arsyen që e bëri të ndërmerrte një akt të tillë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48807 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE