Pak javë pasi u bë nënë, Xhensila surprizon me format fizike

vovalbania December 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pak javë pasi u bë nënë, Xhensila surprizon me format fizike

Xhensila Myrtezaj, këngëtarja e njohur shqiptare dhe aktori i njohur, Bes Kallaku, janë bërë prindër për herë të dytë, rreth tre javë më parë.

Xhensila ka sjellë në jetë një djalë, të cilit së bashku me partnerin e saj, Bes Kallaku, i kanë vendosur emrin shumë të veçantë, Amen.

Edhe pse kanë kaluar pak javë nga koha kur Xhensila është bërë nënë për herë të dytë, këngëtarja ka suprizuar me fizikun e saj, duke u shfaqur në një formë të mrekullueshme.

Ka qenë stilisti i njohur, Niko Komani, ai që ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, ku shihet Xhensila e veshur me një fustan që tregon më së miri format e saj.

Niko: Shikoni me kë jam. Sa je dobësuar. Ku e ke patur barkun se këto janë masa të vogla?

Xhensila: Kam dy netë pa gjumë

Niko: Domethënë gjumi të dobëson, duhet edhe unë të rri pa gjumë.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Video-2023-12-04-at-22.08.30.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50429 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE