“5 Herë Jo”/Zbuloni datën e Premierës Absolute të filmit të shumëpritur!

vovalbania December 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“5 Herë Jo”/Zbuloni datën e Premierës Absolute të filmit të shumëpritur!

Një tjetër komedi romantike që parashikojmë se do të përqafohet gjithashtu shumë nga publiku i gjerë është pikërisht  “5 Herë Jo”, me protagonistë një ndër çiftet më të preferuara dhe të komentuara, Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Prej disa muajsh tanimë është folur kudo në media për përgatitjet që po bëheshin mbi këtë projekt të ri filmik.

Dhe ja ku erdhi momenti që të ndajmë më shumë me ju! Zyrtarisht Premiera Absolute e filmit do të mbahet në Cineplexx më 12 Dhjetor në orën 19:30. Ndërkohë duke filluar nga 13 Dhjetor do të jetë në kinema. Lajmi u bë i ditur gjatë publikimit të trailer-it më të fundit, ku edhe njëherë na tregohen disa detaje më shumë rreth ngjarjes që do të trajtohet në këtë film. Biletat do të jenë në shitje prej ditës së premte në faqen zyrtare: [email protected]

“5 Herë Jo” do të tregojë pikërisht se dashuria shpesh na vjen papritur, bashkë me ulje-ngritjet e saj, aventurat, sfidat e vështirësitë, që e bëjnë plot ngjyra këtë histori magjike. Në një sondazh të bërë në faqen zyrtare të Cineplexx në Instagram, ky film kishte marrë më shumë vota nga pyetja e shtruar: “Cili mendoni se do të jetë filmi më i mirë deri në fund të vitit në Cineplexx?”. “5 Herë Jo” kryeson momentalisht me 74% të votave, pas tij vjen “Napoleon” me 20%, “Wish” me 4% dhe “Aquaman” me 3%.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE