“Drejtësi për Liridonën!” Protestë në Prishtinë, kërkojnë siguri për gratë dhe dënim për vrasësit!

vovalbania December 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Drejtësi për Liridonën!” Protestë në Prishtinë, kërkojnë siguri për gratë dhe dënim për vrasësit!

Burra e gra, të rinj e të reja u mblodhën për të protestuar në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për Liridona Ademajn, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Mursala në një plan të inskenuar.

Disa të veshur me bluza me foton e saj e disa me pankarta në duar, ata nuk zgjodhën të heshtnin përpara kësaj ngjarje tronditëse.

“Drejtësi për Liridonën”; “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”; “Mos më vrit, unë jam bekimi i shoqërisë’, “Ky patriarkat i ka duart me gjak”; “Liri; barazi; solidaritet”; “Për gratë është çdo ditë luftë”; “Burrat vrasin gratë, shteti hesht”; “Ne nuk do të heshtim, deri në frymën e fundit do të rezistojmë”, këto ishin disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.

Në rrugët e Prishtinës ata po derdhin ngjyrë të kuqe, duke simbolizuar gjakun e derdhur të Liridonës apo të gjitha grave që janë vrarë, ndërsa po marshojnë drejt kryeministrisë. Qëllimi i protestuesve është po ashtu që të ndalet dhuna ndaj grave ndërsa dhunuesit të marrin dënimin e merituar.

Kjo protestë u paralajmërua më herët sot, nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

30-vjeçarja u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë në një komplot të organizuar nga burri i saj, Naim Murseli, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, vrasësin Granit Plava dhe Kushtrim Kokallan. Hetimet vijojnë ende për këtë çështje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE