Fredi Beleri refuzon të dëshmojë në seancë: SPAK është i njëanshëm, ka dokumente të falsifikuara!

vovalbania December 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fredi Beleri refuzon të dëshmojë në seancë: SPAK është i njëanshëm, ka dokumente të falsifikuara!

Sot po zhvillohet seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili është në akuzë për blerje votash në zgjedhje lokale të 14 majit. Këtë seancë pritej të merrej në pyetje Avdyl Rama, vëllai i Arsen Ramës, për të cilin u shty seanca e shkuar.

Sipas SPAK, dëshmitari Avdyl Rama nuk u gjet, pasi ai ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë. Prokuroria lexoi dy dëshmitë e tij, njëra në 12 maj dhe tjetra në 12 qershor, e dhënë para Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Avdyl Rama ka thënë se pas arrestimit të Fredi Belerit dy persona e ndaluan në rrugë në Himarë. “Jemi miq të Belerit”- i kanë thënë, ‘fol me vëllanë, Arsenin të tërheqë dëshminë dhe do ju sigurojmë azil politik. Njëri rreth 45 vjeç fliste me dialekt nga Saranda. I thashë vëllait të në telefon’.

Sakaq prokuroria kërkoi sipas radhës të pyeten dy të akuzuarit, Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi.

Fredi Beleri refuzoi duke thënë: “Spak është i njëanshëm, ka sjellë akte të falsifikuara ndaj refuzoj të pyetem nga SPAK”.

E njëjta gjë duhet ezauruar dhe për Pandeli Kokaveshin që përfaqesohet nga avokati dhe mungoi në proces për arsye shëndetësore.

“Fredi Belerin e njihnim. Prej vitesh sepse jemi peshkatarë dhe i shisnim peshk për lokalin. Dhe Kokaveshin po ashtu. Kemi dhjetë vite qe peshkojmë”-thuhej në dëshminë e Avdylit.

“Pas arrestimit të Belerit ka thënë Avdyl Rama, jeta jonë në Himarë nuk ishte më e sigurtë dhe as e lehtë. Askush nuk blen peshk, Arseni vëllai im nuk vjen më në Himarë dhe na shajnë”- është lexuar më tej dëshmia e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE