Lufta Rusi-Ukrainë/ SHBA-Zelenskyt: Po na mbarojnë paratë!

vovalbania December 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta Rusi-Ukrainë/ SHBA-Zelenskyt: Po na mbarojnë paratë!

Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë më në gjendje të ndihmojnë Ukrainën, për t’u mbrojtur ndaj agresionit rus.

Drejtoresha e Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë Shalanda Young, në një letër drejtuar kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se “nuk ka asnjë tenxhere magjike me fonde në dispozicion. Nuk kemi para dhe as kohë“.

Një ditë përpara votimit për paketën e huaj të ndihmës emergjente prej 106 miliardë dollarësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të flasë me senatorët amerikanë për të kërkuar ndihma të tjera ushtarake.

Fjalimi i Zelenskyt vjen pasi Shtëpia e Bardhë paralajmëroi Kongresin se ndihma do të mbarojë deri në fund të vitit dhe se Rusia mund të fitojë luftën nëse Capitol Hill nuk arrin të zgjidhë një mosmarrëveshje të brendshme politike që bllokuan fondet.

Kongresi tashmë është më i ndarë në mbështetjen për Ukrainën, sesa ka qenë në çdo kohë gjatë konfliktit gati 2-vjeçar.

Zyrtarët amerikanë i frikësohen faktit se një dështim do të inkurajonte qeveritë evropiane që të shkurtojnë ndihmën për Ukrainën dhe t’i dërgojnë një mesazh përçarës Putinit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48876 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE