Putin do t’i vizitojë Emiratet dhe Arabinë Saudite, ja për çfarë pritet të diskutojë!

vovalbania December 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Putin do t’i vizitojë Emiratet dhe Arabinë Saudite, ja për çfarë pritet të diskutojë!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të bëjë një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabinë Saudite, të mërkurën, ka bërë të ditur një zëdhënës i Kremlinit.

Udhëheqësi rus, po ashtu, do të zhvillojë bisedime në Rusi, një ditë më vonë, me presidentin e Iranit, ka njoftuar zëdhënësi.

I pyetur nëse Putin do të diskutojë për veprime të mundshme të koordinuara ndaj tregjeve globale të naftës gjatë qëndrimit në vendet e Gjirit, zëdhënësi Dmitry Peskov ka thënë se bisedimet e tilla janë mbajtur në kuadër të grupit OPEC+, që përbëhet nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj, por se çështja është gjithmonë në agjendë.

Vizita e Putinit në Emirate dhe në Arabinë Saudite vjen pasi OPEC+ u pajtua të enjten e kaluar për zvogëlim vullnetar të furnizimeve për rreth 2.2 milionë fuçi në ditë, një lëvizje që u prit me skepticizëm nga tregu i naftës, raporton Reuters.

Planet për udhëtimin e Putinit në Arabinë Saudite, që është eksportuesja më e madhe e naftës në botë, dhe në Emirate u zbuluan fillimisht të hënën, nga agjencia e lajmeve SHOT, e cila citoi këshilltarin e Kremlinit për politikë të jashtme, Yury Ushakov, të ketë thënë se Putin do të shkojë fillimisht në Emirate, e më pas në Arabinë Saudite, ku do të zhvillojë bisedime kryesisht me princin Mohammed bin Salman.

Putin dhe princi, i njohur si MbS, kanë ndërtuar lidhje të ngushta. Ata ishin vendimtarë në arritjen e një marrëveshjeje për formimin e një grupi të prodhuesve kryesorë të naftës, tani i njohur si OPEC+, në fund të vitit 2016, për t’i mbështetur tregjet e energjisë, që janë kyç për të ardhurat buxhetore të të dyja vendeve.

Putin ka udhëtuar rrallë jashtë vendit viteve të fundit, dhe kryesisht në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik. Udhëtimi i tij i fundit përtej këtyre vendeve ishte në Kinë, në tetor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49499 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE