Ronaldo Sharka rikthehet ne “Dancing With The Stars”?!

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ronaldo Sharka rikthehet ne “Dancing With The Stars”?!

Rreth 4 javë më parë, Ronaldo Sharka ka mbyllur rrugëtimin e tij në “Dancing with The Stars”. Konkurrenti nuk ka arritur të kalojë në fazën tjetër të programit të kërcimit, pavarësisht se u mundua që të jepte maksimunin në këtë program.

Ajo çfarë ka surprizuar ditën e sotme të gjithë ndjekësit e moderatorit të njohur, është fakti që ai i është rikthyer provave së bashku me balerinën profesioniste, Frenki, e cila e shoqëroi Ronaldon gjatë gjithë rrugëtimit të tij.

Sharka ka bërë disa postime të njëpasnjëshme në profilin e tij zyrtar në Instagram, përmes të cilave ka treguar se ka bërë prova intensive.

Në një prej videove të publikuara, moderatori i “Mos i bjer me top”, dëgjohet të thotë:

“Ta dini për çfarë po bëjnë prova ne. Eeee Frenki, ta zbulojmë? Aaaa ta dini ju”.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/12/Snapinsta.app_video_AF4638499C83CDE8A8415149CD727FA7_video_dashinit.mp4

Ndërsa në postimin pasardhës, ai ka treguar ka bërë 6 orë rresht prova, duke na lënë të nënkuptohet se diçka serioze po na paralajmëron Ronaldo.

Ronaldo dhe Frenki nuk kanë preferuar të japin më shumë detaje në lidhje me provat që po bëjnë së bashku, por moderatori ka ngritur dyshimet se mund të rikthehet sërish “DWTS”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE