Transgjinorja, pjesë e këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania”

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja në cilën datë të janarit do të nisë “Big Brother VIP Albania”!

Sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” do të startojë në janar të 2024, në datën 13.

E teksa nuk ka asgjë të konfirmuar se kush do e moderojë programin; Arbana Osmani, Ledion Liço apo dikush tjetër, në rrjet kanë nisur aludimet për banorët pjesmarrës.

Së fundmi në emisionin “Natën me Aulonën”, Andi Vrapi ka treguar se një transgjinore pritet të bëhet pjesë e BBVA.

Bëhet fjalë për Amber Candy, e cila është një make-up artiste. Megjithatë asgjë nuk është konfirmuar dhe për të zbuluar të vërtetën do të na duhet të presim nisjen e programit.

Amber Candy rrëfeu kohë më parë për ndryshimin e saj nga mashkull në femër, teksa ishte e ftuar në një intervistë për “Shqipëria Live”.

“Kam bërë ndryshimet që mund të bëjë një transgjinore, dhe organet gjenitale. Jam mirë me shëndet kjo është e rëndësishme. Si çdo operacion donte ditët e veta të shërimit por s’kam pasur probleme. Paragjykime kanë të gjithë njerëzit. Shqiptarët i kanë më të ekzagjeruara. Bota është më e hapur, më e e mësuar me llojin tim. Ndërsa Shqipëria është e paditur.

Është e vështirë të përshtaten me llojin tonë. Tek mua, kam qenë 70% femër përpara se të ndryshoja në fizik, mendimi që më çoi ta bëja ishte se kisha më shumë paragjykime ashtu se sa tani. Njerëzit shikonin një mashkull me sjellje dhe zë femëror. Gei-t janë meshkuj me veprime femërore. Unë ndihem e realizuar sepse në momentin që ke kaluar 50% e të qenit femër nuk kthehesh dot mbrapa. Përveç gjoksit nuk kam kapur gjë tjetër, nuk kam transformuar pjesë të tjera të trupit.

Fenë janë ndarë nga njerëzimi. Kjo nuk është një gjë që ta thotë zoti bëjë, në momentin që zoti të sjell në tokë me hormone më shumë femërore, nuk mund të bësh gjë tjetër. Prindërit jashtë kur i shohin fëmijët me sjellje femërore u japin hormone mashkullore për t’i kthyer në meshkuj. Kjo nuk është sëmundje është preferencë, bota jonë është e vështirë të kuptohet.”- tha ajo

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50275 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE