“Me ty jam e butë, nxjerr më të mirën time”, Shqipja i hap zemrën njërit prej djemve të BBVK

vovalbania December 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Është si qeni i Morena Tarakut”, Shqipja dhe ky banor i BBVK përplasen ashpër

Banorët e rinj që i janë shtuar shtëpisë së “BBVK”, Ardi dhe Mirdoni duket se kanë ndryshuar situatën në shtëpi.

Shqipja është shoqëruar shumë me djemtë e rinj dhe po i shijon këto ditë. Hyrja e tyre ka ndikuar për mirë tek ajo.

Në një bisedë që kjo e fundit kishte me Ardin dhe Bucin, ajo e ka vlerësuar impaktin pozitiv të hyrjes së këngëtarit.

“Më ka nxjerrë anën time të mirë. Me këta tjerët jam lojtare, ndërsa me ty jam e butë, por këtë e shikojnë dhe banorët e tjerë dhe nuk e dua këtë“, u shpreh Shqipja referuar Ardit.

Buci nga ana tjetër tha se ajo dhe Alba, janë në listën e dy djemve për të pasur dicka më shumë se shoqëri pas daljes nga shtëpia e BBVK.

“Ardi dhe Mirdoni kanë ardhur këtu më shumë për të bërë shoqëri, me Albën besoj do kalojnë mirë, për aq kohë sa nuk e ngacmojnë. Këta duan shumë shoqëri sepse karriera që kanë është e tillë dhe bëjnë marketing më të fortë për veten”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE