“Meta merr raporte mjekësore nga Gjermania t’i shpëtojë burgut”, deklarata e bujshme nga…

vovalbania December 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Meta merr raporte mjekësore nga Gjermania t’i shpëtojë burgut”, deklarata e bujshme nga…

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e bërë nga Monika Kryemadhi për heqjen e sekuestros mbi provat e gjetura gjatë veprimeve hetimore të SPAK ndaj saj.

Në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, avokati Idajet Beqiri u shpreh se Ilir Meta po bën udhëtime në Gjermani për raporte mjekësore, për t’i shpëtuar masës së ‘arrestit me burg’.

“SPAK e ka gati kallëzimin për CEZ- DIA bashkë me Shkëlzen Berishën. E ka thuajse drejt përfundimit atë çështje. Ata nuk po rrinë të dy në Shqipëri, venë e vijnë në Gjermani, kanë gjetur një strehë të mirë në Austri. Austria i refuzoi. Tani ka shkuar dhe po rregullon raportet mjekësore në Gjermani, edhe mund ta marrë SPAK. Ka kohë që po bredh nëpër spitale të ndryshme e po bën raporte mjekësore për t’i shpëtuar masës së arrestit me burg”, tha Idajet Beqiri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE