Vrasja që tronditi Shkupin, flet për herë të parë nëna e 14-vjeçares!

vovalbania December 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja që tronditi Shkupin, flet për herë të parë nëna e 14-vjeçares!

Pas vrasjes makabër të Vanja Gjorçevska, ka reaguar për herë të parë nëna e 14-vjeçares. Zorica Gjorçevska pretendon se me babanë e fëmijëve nuk kanë pasur konflikte dhe nuk ishte në dijeni të gjendjes financiare të tij.

Në një deklaratë për mediat në gjuhën serbe ka thënë se nuk i ka interesuar jeta e burrit dhe se jeta e saj ishin vetëm fëmijët dhe puna.

“Unë nuk mund të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr. Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr.

Kam një sëmundje kronike, por po përmbahem, është e rëndësishme për mua të di të vërtetën, dhe vajza tjetër aktualisht është e sëmur, të gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë. Ju lutem, po ju kërkoj shumë që të prisni derisa të kuptojmë pse ndodhi kjo.

Unë nuk di asgjë. E gjithë kjo për mua është joreale. Por ne kemi pesë vjet që jemi divorcuar dhe nuk e di se çfarë po bënte. Ne ishim në marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Ne nuk kemi debatuar për kujdestarinë apo edukimin, atë e kam lejuar t’i shohë kur të donte apo kur të donin fëmijët”, tha Zorica.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares është gjetur të dielën në Shkup, ndërsa ai 74-vjeçarit është gjetur në Veles.

Vanja Gjorçevska, ishte zhdukur më 27 nëntor, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Organet maqedonase të ndjekjes kanë bërë të ditur se motivi i vrasjes ishte përfitimi material nga e ëma e vajzës së vrarë.

Sipas policisë, viktima tjetër nga Velesi nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të papastruara me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal, dhe pas ekzekutimit të tij, të dyshuarit e kësaj vepre kanë marrë automjetin e tij me të cilin më pas kanë rrëmbyer 14-vjeçaren në Shkup, të cilën e kanë vrarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48828 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE