Dëborë në juglindje, ARRSH: Qarkullimi, pa probleme në akset kombëtare!

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dëborë në juglindje, ARRSH: Qarkullimi, pa probleme në akset kombëtare!

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje bore në juglindje e në jug, konkretisht në akset rrugore Pogradec-Korçë, Korçë-Qafë Qarri, në Dardhë e në Llogara të Vlorës.

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira mesatare, kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje e me shpejtësi mesatare 1-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
4/9
Diell re

Kukës
-3/2
Diell re

Lezhë
3/10
Diell re

Dibër
-2/3
Diell re

Durrës
6/16
Diell re

Tiranë
6/14
Diell re

Elbasan
5/11
Diell re

Berat
5/12
Diell re

Vlorë
7/14
Diell re

Korçë
-1/7
Diell re

Gjirokastër
3/11
Diell re

Sarandë
8/15
Diell re

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49383 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE