Ju prezantojmë ngjyrën e vitit 2024!

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju prezantojmë ngjyrën e vitit 2024!

Ngjyra e vitit 2024 është pikërisht ngjyra dhe nuancat e pjeshkës. Quhet “peachy fuzz”, që domethënë në shqip “pjeshkë me push”. “Evokon atmosfera qetësie, duke na ofruar një hapësirë për të qenë, ndjerë, shëruar dhe lulëzuar, qoftë duke kaluar kohë me të tjerët apo duke shijuar një moment vetmie”,-thotë Leatrice Eiseman, drejtore e Institutit “Pantone Color”, që zgjedh çdo vit ngjyrën. Ky vit shënjon dhe 25-vjetorit të kësaj tradite. Ndërkaq, për vitin 2023, ngjyra më IN ishte “viva magenta”, nuancë e lejlasë.

Rikujtojmë, se sipas zgjedhjes së arkitektëve, 2024 përfaqëson mbretërimin e ngjyrave jeshile, portokalli dhe rozë. Por si t’i shikoni ato nga pozicioni i të mësuarit të feng shui-t në qasjen e dekorimit të shtëpisë? Duke qenë se çdo hapësirë është unike dhe duhet të trajtohet si e tillë, është më e vështirë të krijohen udhëzime të përgjithshme për ngjyrat sipas parimeve të feng shui-t. Një ndikim të rëndësishëm kanë mjedisi, planimetria dhe anëtarët e familjes që jetojnë aty.

Ngjyra e gjelbër i përket elementit të drurit. Ajo është e lidhur me energjinë yang të rritjes dhe energjinë e stinës së pranverës. Është e shkëlqyeshme në dhomat e fëmijëve. Simbolizon rritjen, vitalitetin dhe shëndetin. Shpesh mund të jetë shumë e dobishme në pothuajse të gjitha dhomat për shkak të energjisë së saj të mirë. Për këtë arsye propozohet shpesh në kuzhinë dhe përmes detajeve në dhomën e ndenjes dhe tualet. Klikoni në këtë link për të zbuluar më shumë. 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE