Ndjeksit të bindur se postimi që Alketa Vejsiu fshiu, ishte kunjë për Arbana Osmanin

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndjeksit të bindur se postimi që Alketa Vejsiu fshiu, ishte kunjë për Arbana Osmanin

Pas 7 vitesh pauzë, mbrëmjen e sotme u rikthye në ekranin e Tv Klan, show i talenteve “X Factor” me moderatore Alketa Vejsiun.

Kjo e fundit bëri një postim në rrjetet sociale, ku me disa fjalë emocionuese, rikujtonte fillimet e këtij programi të suksesshëm.

Mirëpo, ndjekësve të vëmendshëm nuk u shpëtoi një detaj.

Alketa e fshiu një herë postimin përpara se ta postonte sërish, ndërsa një prej tyre e lidhi këtë veprim me Arbana Osmanin.

“Pse e fshive postin e parë të kishte bërë dhe like Arbana apo kot për kunj?”- i shkroi ndjekësi, ndërsa Alketa ia ktheu:

“Kisha asinkron zërin dhe figurën. Skam kunja me askënd. Për më tepër me një ëndërrimtare tjetër të gjeneratës time që ka bërë vendin e vet në Ekranet Shqiptare”. 

Si dy nga moderatoret më të komentuara dhe më të dashura nga publiku, Alketa dhe Arbana janë vendosur shpesh përballë njëra tjetrës nga ana e publikut e madje është përfolur për konkurrencë mes tyre, ama ato vetë kanë treguar të kundërtën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50668 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE