“Në 2024 pensionistët do të pajisen me kartën e tyre!”/ Rama: Në pranverë do mbajmë Kongresin Zgjedhor të PS…

vovalbania December 08, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Në 2024 pensionistët do të pajisen me kartën e tyre!”/ Rama: Në pranverë do mbajmë Kongresin Zgjedhor të PS…

Kryeministri Edi Rama në kongresin e PS-së tha se në vitin 2024 pensionistët do të marrin kartën e tyre dhe pensionin do ta marrin nga banka. Një koment ironik, kreu e qeverisë bëri edhe për Partnë e Lirisë, e cila kur ishte në bashkëqeverisje me PS-së, kishte në drejtim Postën Shqiptare.

Akoma sot në 2023 pensionet merren në zarf dhe pastaj dalin grupe kriminale brenda postës siç ishte një grup diku lart. Grupe të organizuar brenda postës që merrnin pjesën e tyre. Zarfet që shkojnë me korrierë paguhej korrierë pafund me një sistem që kemi pasur një aleat të vogël. Kishim dikur një aleat të vogël që tha se do bëhej më i madh se PS dhe këta korrierët e postës do t’i përdorete për partinë e vet. Në 2024 ne pensionistëve do tu japim kartën e tyre dhe do e fillojmë tani projektin pilot dhe ne pensionistëve do u japim kartën e tyre dhe pensioni i tyre do të jetë në bankë dhe kudo ku shkojnë do të përdorin kartën e tyre. Do na mërziten bankat.’- tha Rama.

Në fund të Kongresit të PS kryeministri Edi Rama dha lajmin se  në pranverë do mbahet kongresi zgjedhor i PS për të bërë zgjedhje brenda partisë.

“Duhet të përgatitemi që në pranverë te kemi një kongres zgjedhor të PS për të pasur një kryesi të re për të pasur një asamble të re sepse dhe vetëm këtë pikë kam. Ne nuk na shkon më që themi ejani jemi të hapur, ejani jemi të hapur dhe që fatkeqësisht ata që na votojnë të mos kenë besim se ne jemi vërtet të hapur. Edhe ne nuk na shkon që ndërkohë që marrim komplimente dhe lëvdata nga e gjithë familja e madhe ne ta kemi barazinë gjinore të sanksionuar në nivele të larta dhe kur vjen puna kemi në statutin e partisë që drejtimi i organizatës socialiste të drejtohet të bëhet nga një grua apo djalë. Sot ka kryetarë të tërë organizatash që thonë ne këtu s’kemi gra. Po kush i ka pjellë këta dhe me kë i kanë bërë fëmijët këta. Kjo është skandaloze ashtu sikundër ne nuk na shkon më që ti duam nga larg dhe ti respektojmë nga larg dhe ti dëgjojmë nga afër vetëm kur vijnë periudhat e zgjedhjeve njerëzit e punës e njerëzit e Shqipërisë që jeton jashtë administratës shtetërore dhe që meritojnë të dëgjohen rregullisht nga PS dhe që meritojnë të bëhen pjesë e saj aktive…”, tha Rama.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE