Osmani vizitë në Turqi, takohet me Erdogan-in!

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Osmani vizitë në Turqi, takohet me Erdogan-in!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Turqisë ku është takuar me homologun e saj turk, Reccep Tayyip Erdogan.

Ajo përmes një postimi në X (ish-Twitter) tha se e ka falenderuar atë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë në sigurinë e rajonit.

“Sot në Stamboll takova Presidentin Erdogan. Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”, shkroi Osmani.

Po ashtu, Osmani në Facebook shkroi se ka informuar Erdoganin për zhvillimet e fundit në rajon.

“E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e informova për zhvillimet e fundit në vendit tonë. Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, shkroi Osmani.

Po ashtu, edhe Presidenca turke ka njoftuar për takimin e dy liderëve.

Ndërkohë Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka qenë në Greqi duke e cilësuar të suksesshme vizitën e tij në Athinë pas gjashtë vitesh marrëdhëniesh të “ftohta”.

Pas takimit me Kyriakos Mitsotakis, në një bisedë me gazetarët turq në avionin e kthimit për në Ankara, presidenti turk foli për perspektivat e bashkëpunimit me Greqinë në sektorin energjetik.

Erdogan përmendi po ashtu Mbrojtjen teksa theksoi se dëshiron që në Egje të mos ketë më “luftime qensh”. Kurse, sa i përket situatës në lindjen e mesme, lideri turk tha se do të donte ta shihte homologun e tij në anën e Palestinës, raportojnë mediat e huaja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48944 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE