Arrestohet personi i katërt për vrasjen e Liridonës, zbulohet roli i tij

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet personi i katërt për vrasjen e Liridonës, zbulohet roli i tij

Është arrestuar sot edhe personi i katërt i përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas burimeve të Express, i arrestuari është Tomë Dodaj nga Gjakova.

Ai dyshohet se ua ka shitur armën Naim Murselit dhe autorit të krimit Granit Plava.

Në ditën kur u varros Liridona Ademaj-Murseli e vrarë të mërkurën e shkuar në Prishtinë tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit përfunduan në pranga, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili ka pranuar se ka paguar për vrasjen e saj.

30-vjeçarja Liridona Murseli u privua nga jeta derisa ishte në veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Ngjarja tragjike ndodhi më 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Familja Murseli, sipas deklaratës së kryefamiljarit Naimi Murseli, dyshohet se u përball fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën sendet me vlerë dhe pas të shtënave me armë zjarri, lanë të vdekur 30-vjeçaren.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE