“Ke ndonjë problem me bukuroshet?”/Ironi mes Olta Gixharit dhe Valbona Selimllarit!

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ke ndonjë problem me bukuroshet?”/Ironi mes Olta Gixharit dhe Valbona Selimllarit!

“Dancing With The Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Përpos historive dhe surprizave në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në “Dancing With The Stars” nuk kanë munguar as ironitë e këtë herë po flasim për panelin e jurisë. Teksa Olta Gixhari po jepte komentet e saj për performancën e Arnita Beqirajt, Valbona Selimllarit i tërheq vëmendjen një detaj nga komenti i saj e nuk denjoi ta ndërpriste.

Olta: Ti Arnita sot më vërtetove që je një koktej i çuditshëm karakterial, nuk do të besoja kurrë që data më e rëndësishme për ty ishte kurorëzimi si bukuroshe sepse je natyrë shumë filozofike dhe këtë natyrë ma solle edhe në Rumba.

Valbona: Olta ke ndonjë gjë me bukuroshet ti?

Olta: Absolutisht jo se jam edhe vetë bukuroshe Bona, nuk e di nëse e ke vënë re.

Kjo natë u mbyll akoma edhe më bukur për vetë faktin se nuk pati të eleminuar. Në përfundim të mbrëmjes, çifti më i preferuar u shpall Irgen-Jora. Në këtë magji, erdhën edhe pikët e jurisë për çdo performancë të cilat mund t’i zbuloni në këtë link.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE