Përurohet Qendra Rinore në Petrelë, Veliaj: Do të funksionojë edhe si qendër multi-funksionale!

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përurohet Qendra Rinore në Petrelë, Veliaj: Do të funksionojë edhe si qendër multi-funksionale!

Përurohet Qendra Rinore në Petrelë, e premtuar nga Bashkia e Tiranës. Në ceremoninë ku merrte pjesë edhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh:

Petrela është kthyer në një laborator urban të Tiranës, ku përzihen dy realitete: realiteti rural dhe realiteti i zonave rezidenciale. Këtu takohet fiks fshati me qytetin, ndaj jam krenar që një nga nishanet e Vitit të Rinisë, ta kishim këtu në Petrelë, për të dhënë një mesazh se po investojmë edhe në periferi me të njëjtën cilësi në infrastrukturë.

Po ashtu, Veliaj shtoi se dëshiron që kjo qendër rinore t’i shërbejë edhe komunitetit të zonës, si një qendër multi-funksionale.

Ambicia ime, por edhe e ministres, është që kjo të mos jetë vetëm një qendër rinore, por një qendër multi-funksionale. Ne duhet ta kthejmë këtë hapësirë në një zyrë komunitare, ku mblidhen kryepleqtë, ku mblidhen senatorët e rinisë, ku mblidhen aktivistët e shoqërisë civile, ku mblidhen artistët. Njësoj siç kemi krijuar edhe një hapësirë tjetër për ekspozita dhe art kontemporan në Petrelë. Ndaj, pasioni apo dëshira ime do të ishte që kjo qendër të gëlojë, të ziejë nga jeta. Si për rastet sfiduese me emergjencat natyrore, si për raste gëzimi.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, tha se kjo Qendër Rinore do jetë një bizhu shumë e bukur për Petrelën.

Sa herë që bëjmë investime të tilla vjen pas një bashkëpunimi shumë të mirë mes qeverisë, bashkisë, por edhe me biznesin, si në këtë rast. Kënaqësia më e madhe është që jemi këtu, edhe për t’i dhënë sot një dhuratë shumë të bukur të rinjve të Petrelës. Unë bashkohem me Erionin dhe mendoj se kjo nuk është vetëm një dhuratë për të rinjtë që ka kjo zonë, por mbi të gjitha është një dhuratë për të gjithë komunitetin. Dikur këtu ishte një ndërtesë e rrënuar, që nuk përdorej nga askush dhe tashmë është bërë një bizhu shumë e bukur e kësaj zone.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE