Babai i Naim Murselit tregon se është takuar me djalin e tij në burg: Ja çfarë më tha për vrasjen e Liridonës

vovalbania December 10, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Babai i Naim Murselit tregon se është takuar me djalin e tij në burg: Ja çfarë më tha për vrasjen e Liridonës

Për vrasjen e Liridona Admeajt, tre persona ndodhen në paraburgim, teksa i dyshuari i fundit u arrestua dje nga Policia.

Ndërkohë Naim Murseli ndodhet në Burgun e Sigurisë së Lartë, aty ku para disa ditësh e ka vizitua babai i tij.

Shaban Murseli ka deklaruar se gjatë vizitës qe i ka bërë të birit, ky i fundit e ka akuzuar Policinë e Kosovës për keqtrajtim.

Në mes të tjerash ai tha se Murseli i ka rrëfyer një version krejt tjetër nga ajo qe ka dalë në media, duke pretenduar se ka edhe “dëshmi të forta”.

“ Po, po, e kam vizitu. Ai më ka thënë që më kanë rrah, por jo në burg, sipas tij Policia e ka rrah. E tash une nuk e di, kontaktova me Gjakovë më thanë që me dorë s’e kanë prekë, vec nëse e kanë rrah këtu në Prishtinë. Unë e kam lajmëru edhe avokatin, patjetër që do të drejtohem edhe në IPK. Të shohim ku është rrah edhe pse, se ai s’ka rezistu kurrë.

Ai e din më së miri qysh ka me dëshmu. Ai tha që kom fakte, kom video, dëshmi të forta ka që nuk ka porositë vrasës, as nuk ka ditë që… Dmth është krejt një pistë tjetër.“ tha Shaban Murseli.

Naim Murseli siç duket e ka ndërruar versionin e tij, ku ashtu siç dyshohet se e kreu krimin me gjakftohtësi, në takimin me babanë është munduar të thotë krejt diçka tjetër, se nuk është i përfshirë siç pretendohet.

Por gjithë rrëfimin e tij, Shaban Murseli tha se nuk e beson, deri të dalë e vërteta dhe të konfirmohen dyshimet e ngritura.

“Qysh më tha Naimi nuk jonë të vërteta këto akuzat që janë bërë, ato portalet çka kanë thanë e, asnjo s’jonë të vërteta. Ai e tregon më së miri vet.

Unë i besoj të vërtetës, as s’i besoj atij, as portalet, as s’i besoj….vetëm të vërtetës i besoj.

15 minuta para vrasjes tha që u ndalë në market, ka ble vezë, qumësht e bukë për mëngjes.” – tha ai.

Pas takimit me Naimin që po dyshohet se e porositi vrasjen e gruas së tij, Shaban Murseli komentoi edhe deklaratën e tij për hakmarrje.

Para disa ditësh ai tha se “me pasë ditë unë që e ka bo djali jem, unë isha hakmarrë vetë unë me djalë tem atë ditë – ai s’ish sot gjallë” – gjë për të cilën tha se do ta bënte nëse “100% vërtetohet që e ka bërë”.

Në vazhdën e zhvillimit të hetimeve, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe të dyshuarin e katërt, Tomë Dodaj, i cili dyshohet se ka furnizuar me armën e krimit dy të dyshuarit tjerë, Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Naim Murseli ngarkohet me veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje’.

Granit Plava ngarkohet me veprat penale ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Kushtrim Kokalla ngarkohet me veprën penale ‘Marrëveshje për të kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48776 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE