Mori mijëra euro për të vrarë Liridona Ademajn, të burgosurit tentojnë të sulmojnë Granit Plavën

vovalbania December 10, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Mori mijëra euro për të vrarë Liridona Ademajn, të burgosurit tentojnë të sulmojnë Granit Plavën

Granit Plava, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Liridona Ademajt është tentuar të sulmohet nga të burgosurit e tjerë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Sipas Gazetës “Nacionale”, mësohet se gardianët e burgut kanë ndërhyrë menjëherë duke mos lënë që të kishte kontakt fizik mes të burgosurve.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani ka sqaruar ngjarjen duke u shprehur se në asnjë moment nuk ka pasur kontakt fizik mes të burgosurve të tjerë dhe Plavës, pasi gardianët e burgut kanë ndërhyrë menjëherë.

“Në momentin kur kanë tentuar të burgosurit me sulmu, stafi ka reaguar menjëherë dhe e ka parandaluar konfliktin. Nuk ka rrahje. Ka pasur tentim-sulm sepse është burg, dhe rasti është i ndishëm, presion i opinionit ka qenë i madh, mund të ketë kërcënime, tentim për sulm, por asnjëherë nuk ka pasur kontakt fizik. Edhe për këtë tenim ne do të themelojmë komisionin hetimor dhe do të dalim me rezultate konkrete,”- ka thënë Dibrani.

Lidhur me raportimet se Plavës i është gjetur edhe një litar brenda dhomës, Dibrani e ka mohuar. Megjithatë ka pranuar se  i paraburgosuri ka tentuar ta dëmtojë batanijen në dhomë, por nuk ka pasur të dhëna për të dalë në përfundimin se ai ka dashur të lëndojë veten.

“Ka pasur një tentim nga ai i burgosur për ta dëmtuar batanijen në dhomë, në momentin që është hetuar, stafi ka arritur dhe e ka larguar batanijen nga dhoma dhe është zëvendësuar. Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim e as vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, reagimi ka qenë nga stafi. Sepse këta persona po trajtohen me rrezikshmëri të lartë. Niveli i sigurisë është ngritur,”-shtoi ai.

Gjithashtu ka sqaruar se tw arrestuarit pwr vrasjen e Ademajt janw nw ambiente tw ndryshme dhe nuk kanw mundwsi komunikimi me njwri-tjetrin.

“Në asnjë rrethanë, ka pasur informacione se kanë qenë në një dhomë. Të gjitha mediat e dinë që në Burgun e Sigurisë së Lartë, të gjitha dhomat janë 1-she, dhe nuk ka asnjë kontakt mes personave. Për shkaqe sigurie dhe për shkaqe se rasti është i ndishëm kemi vendosur që këta persona t’i shpërndajmë në institucione të ndryshme,”- përfundoi Ismail Dibrani.

Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla, u arrestuan si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. Vrasja është organizuar nga Murseli, por këmbëzën për 30 mijë euro e ka tërhequr Plava./

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE