Bizhuteritë e fundit të Dua Lipës irritojnë fansat, ja pse

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bizhuteritë e fundit të Dua Lipës irritojnë fansat, ja pse

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ndodhet në Japoni për të promovuar këngën e saj më të fundit dhe për t’u takuar me fansat e saj.

Gjatë një shëtitje, ajo takohet me një fotograf japonez i cili i ka kërkuar t’i bëjë disa foto dhe ndërkohë kanë shkëmbyer disa biseda bashkë.

Ajo që ra më shumë në sy është veshja e Duas, një veshje që e tregonte mjaft sportive dhe bukur. Por aksesorët që ajo kishte vendosur të përdorte ranë për keq në sytë e fansave.

Në qafë ajo mbante disa varse ngjyrë gold. Një nga varset kishte dhe një kryq. Sipas komenteve të fansave, Dua njihet botërisht si përfaqësuese e besimit mysliman dhe bizhutë e saj, bien në kundërshtim me besimin që ka.

Megjithatë, Dua ka treguar se është përtej etiketimeve dhe stereotipeve dhe se është e lirë të eksplorojë dhe të shprehë veten në mënyra të ndryshme përmes artit dhe modës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49534 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE