Donald Veshaj ka një mesazh për VIP-at që do të jenë në BBV3: “Të ndryshon jetën, një mundësi për njerëzit që duan të dalin në sipërfaqe…”

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donald Veshaj ka një mesazh për VIP-at që do të jenë në BBV3: “Të ndryshon jetën, një mundësi për njerëzit që duan të dalin në sipërfaqe…”

Është përfolur gjatë se do të marrë pjesë në “Big Brother VIP 3”, por a do të jetë vërtetë Romeo Veshaj në këtë sezon të tretë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri? Në një intervistë në rubrikën “Galeri” në emisionin “E Diell”, Donald Veshaj ka hedhur dritë mbi planet e aktorit.

Në një mesazh drejtuar të gjithë VIP-ave që u ofrohet bileta e artë për të marrë pjesë në “Big Brother VIP 3”, Donaldi tha ta përqafojnë si mundësi sepse është një eksperiencë unike që të vjen vetëm një herë në jetë. Sipas Donaldit, “Big Brother” është një mundësi shumë e mirë për njerëzit që duan të dalin në sipërfaqe, që kanë ëndërra dhe duan t’i materializojnë ato në diçka konkrete.

Unë mendoj se “Big Brother” është një eksperiencë unike në jetë. E them vërtetë këtë sepse jam një njeri që e kam përjetuar si eksperiencë. Unë ua them të gjithë VIP-ave që e kanë me mëdyshje për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP 3” që është një eksperiencë ndryshe, që ty ta ndryshon jetën. Mua realisht ma ndryshoi jetën.

Donaldi vijoi duke thënë se:

Unë para se të futesha në “Big Brother” kisha 6 vite që merresha me televizion, isha javë për javë në televizion i angazhuar në emision humori. Megjithatë “Big Brother” bëri që unë të dilja në sipërfaqe dhe njerëzit të shikonin se kush ishte ky djali, që ndoshta edhe nuk e kishin parë sepse ndonjëherë nuk të rastis të kesh pultin në dorë dhe nuk të kanë parë, kështu që ty të duhet një fuqi kaq e madhe sikurse është Top Channel dhe “Big Brother” që të të shohin. Pastaj aty e ke ti në dorë se çfarë zgjedh t’u japësh njerëzve sepse vëmendja është te ty. Kamerat janë te ty, njerëzit të shikojnë ty. Kështu që kjo është një mundësi shumë e mirë për njerëzit që duan të dalin në sipërfaqe, që kanë ëndërra dhe duan t’i materializojnë ato ëndërra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE