Biden: Mohimi i ndihmës shtesë për Ukrainën, dhuratë Krishtlindjesh për Putinin!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Biden: Mohimi i ndihmës shtesë për Ukrainën, dhuratë Krishtlindjesh për Putinin!

Presidenti Joe Biden paralajmëroi republikanët se do t’i bënin Rusisë një “dhuratë Krishtlindjesh” nëse nuk do të miratonin ndihmën ushtarake shtesë për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ky i fundit udhëtoi në Uashington për të kërkuar fonde për të mbështetur Ukrainën në luftën me Rusinë, por u përball me një pritje skeptike nga ligjvënësit kryesorë republikanë.

Ai tha se Ukraina po lufton për “lirinë tonë dhe tuajën”, por megjithë diplomacinë intensive në Uashington, ndihma shtesë për Ukrainën është në dyshim serioz.

Mike Johnson, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, deklaroi se nuk do ta mbështeste kërkesën e presidentit Biden për t’i dhënë vendit 61.4 miliardë dollarë. Pas takimit me kolegun Zelenskyy u shpreh se administrata Biden duhet të japë më shumë detaje si do të përdoren fondet.

Ajo që duket se administrata e presidentit Biden po kërkon, janë miliarda dollarë shtesë pa mbikëqyrjen e duhur, pa strategji të qartë për fitoren dhe pa asnjë përgjigje për ato që kërkon populli amerikan.

Republikanë të tjerë hodhën dyshime nëse fondet shtesë do ta ndihmojnë Ukrainën të mposhtë Rusinë, pas një ofensive që nuk ka sjellë përfitime të qarta. Senatori Ron Johnson:

Unë e di se të gjithë duan fitoren e Ukrainës, thjesht nuk po e shoh që kjo të ndodhë.

Presidenti Biden, i cili më vonë u takua me homologun Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë, tha se as ai e as populli amerikan nuk do ta braktisin Ukrainën, por paralajmëroi ligjvënësit se ata rrezikonin t’i dhuronin një fitore presidentit rus Vladimir Putin, nëse nuk e miratojnë kërkesën për ndihmë.

Putin po shpreson që Shtetet e Bashkuara të mos e mbështesin Ukrainën. Ne duhet .të provojmë që ai e ka gabim. Ne do të qëndrojmë përkrah jush!

Biden i bëri komentet në Zyrën Ovale, duke folur në krah të homologut Zelenskyy. Ndërkaq, shtoi se Kongresi Amerikan duhet të miratojë paketën e ndihmës dhe të mos “i jepet Putinit dhurata më e madhe e Krishtlindjes”, nëse nuk e miratojnë atë.

Presidenti Zelenskyy u shpreh se Ukraina po bën përparim e theksoi se suksesi i vendit të tij kundër Rusisë do të kishte ndikim edhe te vendet e tjera europiane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50988 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE