E bujshme! Gazetari investigativ përfundon në SPAK, Agjentët e BKH ‘mësyjnë’ edhe në banesë (Emri)

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E bujshme! Gazetari investigativ përfundon në SPAK, Agjentët e BKH ‘mësyjnë’ edhe në banesë (Emri)

Gazetari investigativ, Elton Qyno i cili mbulon sektorin e Prokurorisë dhe aktualitetit që prej orës 10:00 të paradites së sotme (13 dhjetor) është marrë në pyetje në ambientet e SPAK për disa orë rresht.

Mësohet se marrja në pyetje e Elton Qynos u bë me kërkesë të prokurorit Behar Dibra me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore. Gazetarit i është kërkuar që të tregojë burimin që i jep informacionet.

Një kërkesë kjo që bie ndesh me parimin bazë të gazetarisë për të publikuar çdo lloj informacioni dhe për të mos zbuluar burimin.

Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e kanë dërguar Qynon në banesën, ku më pas kanë ushtruar kontrolle. Një grup tjetër i agjetnëve të BKH ka shkuar në ambientet e televiozionit ku ai ushtron profesionin e gazetarit.

Urdhri për kontroll është bërë me vendim gjykate, me firmë të gjyqtares Atalamta Zeqiri.

E bujshme! Gazetari investigativ përfundon në SPAK, Agjentët e

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49212 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE