Moti i keq në bregdet, Drejtoria Detare: Apel mjeteve të vogla lundruese!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq në bregdet, Drejtoria Detare: Apel mjeteve të vogla lundruese!

Mot i përkeqësuar, Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon marrjen e masave. DPD-ja i drejtohet drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese e të anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar. Ata duhet të marrin në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet pas mesditës së nesërme.

Moti do të jetë i përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datës 13 dhjetor duke filluar nga ora 08:30 në drejtimin jug-jug-lindje deri në forcën 7-8 bft me shpejtësi ere deri 25 m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

Drejtuesit e mjeteve te vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre me qëllim parandalimin e situatave dhe incidenteve detare gjatë ditës së sotme.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 14 dhjetor.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, si dhe me alternime kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje të herëpas’herëshme shiu, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veriperëndim të territorit.

Po ashtu pati mjegull të dendur/mjegullinë në orët e mëngjesit, në zonat luginore të vendit.

Era fryn me drejtim jugperëndim – juglindje e me shpejtësi mesatare 1-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era parashikohet relativisht intensive dhe me shpejtësi nga 12 deri në 18m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
8/15
Re shi diell

Kukës
5/12
Re diell

Lezhë
8/15
Re shi diell

Dibër
3/10
Re diell

Durrës
10/18
Re diell

Tiranë
10/18
Re diell

Elbasan
9/19
Re diell

Berat
7/19
Re diell

Vlorë
10/19
Re diell

Korçë
6/10
Re diell

Gjirokastër
5/16
Re diell

Sarandë
11/19
Re diell

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51149 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE