Samiti i Brukselit: S’ka datë anëtarësimi për Ballkanin, por BE “do japë para”!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Samiti i Brukselit: S’ka datë anëtarësimi për Ballkanin, por BE “do japë para”!

Në samitin e sotëm në Bruksel mes liderëve të BE-së e të Ballkanit Perëndimor thuhet se vendeve të rajonit nuk do t’u jepen data konkrete për anëtarësimin. Por, në këmbim priten stimuj të mëdhenj ekonomikë. Brukseli duket se dëshiron ta përdorë këtë lloj ndihme për ta tërhequr Ballkanin nga vetja e për ta mbajtur larg ndikimit të Kinës e Rusisë. Data konkrete për anëtarësimin e Shqipërisë, të Serbisë, të Malit të Zi apo të Maqedonisë së Veriut nuk do të përmenden, thotë analisti gjerman Bernd Riegert.

Me këto katër shtete, Komisioni i BE-së po negocion për përshtatjen e legjislacionit, shtet-ndërtimit dhe praktikat qeverisëse sipas normave të bllokut. Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel në një fjalim në Bled të Sllovenisë u shpreh për një afat anëtarësimi në vitin 2030, por kjo nuk është përfshirë zyrtarisht në deklaratat e samiteve të BE-së.

Megjithatë, në Bruksel diskutimi për pranimin e gjashtë shteteve të Ballkanit ka marrë hov që prej sulmit rus ndaj Ukrainës, thotë analisti gjerman Bernd Riegert, sipas të cilit ndihet vërtet një energji e re për zgjerimin. Hapat zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së i ndërlikon status quo-ja e tyre, me Beogradin që ende nuk e njeh shtetësinë e saj. BE-ja edhe përpara këtij samiti u ka kërkuar vendeve të Ballkanit të zgjidhin konfliktet bilaterale në rajon, në mënyrë që të përparojnë në procesin europian.

Me Shqipërinë është bërë ndërkohë një inventarizim i proceseve, në mënyrë që të mund të nisin shpejt bisedimet konkrete. Por, këto aktualisht po pengohen nga Greqia, që debaton lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Himarës. Përparimet në bisedimet e anëtarësimit mund të avancojnë vetëm përmes vendimeve unanime dhe secili vend anëtar i BE-së mund të vendosë veton, gjë që pengon bisedimet. BE-ja ka konceptuar disa programe, për të nxitur rritjen ekonomike, inovacionin, infrastrukturën dhe investimet në Ballkan.

Në nëntor të këtij viti, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen shpalli një program zhvillimi ekonomik në vlerën e gjashtë miliardë eurove deri në vitin 2027, që ka për synim t’i mundësojë Ballkanit përpara një anëtarësimi zyrtar avantazhet e tregut të brendshëm të BE-së, qarkullimin e lirë të mallrave dhe personave. Takimet BE-Ballkani Perëndimor kanë qenë periodike në dy dekadat e fundit, tw organizuara që prej vitit 2010, me iniciativën e Kroacisë, e cila asokohe kryesonte Bashkimin Europian. BE-ja, gjithashtu, fton rregullisht përfaqësues të këtyre vendeve në takime të ndryshme në nivel ministror.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE