Tiranë, të shtëna me armë drejt një makine te Don Bosko!

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tiranë, të shtëna me armë drejt një makine te Don Bosko!

Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Don Bosko” në Tiranë,  fatmirësisht pa të lënduar. Rreth orës 07:00 të mëngjesit, një 42-vjeçar u paraqit në Komisariatin e policisë nr. 3 në kryeqytet për denoncim. Shtetasi i identifikuar si Rudolf Zefi se një person ende i paidentifikuar hapi zjarr ndaj automjetit të tij.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet: 

Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R.Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”,  rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE