Kaosi në Kuvend, Komisioni i Etikës përjashton me 10 ditë tre deputetë të opozitës!

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kaosi në Kuvend, Komisioni i Etikës përjashton me 10 ditë tre deputetë të opozitës!

Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë të tre deputetëve të opozitës, pas tensioneve në Kuvend, gjatë seancës së kaluar.

Ata janë Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli.

Këtë të hënë, deputetët e përjashtuar të opozitës u përpoqën të hyjnë me forcë në sallën e Kuvendit, ku sot u mbajt seanca e radhës plenare, e cila zgjati vetëm pak minuta.

Nga ana tjetër, me 74 votat e mazhorancës, u votua rregullorja e re e Kuvendit.

Deputetët e opozitës që arritën të futeshin brenda Kuvendit kanë shkaktuar kaos duke brohoritur “turp, turp”, ndërsa ndezën edhe tymuese.

Ndërkohë, mes kaosit, krye parlamentarja Lindita Nikolla ka vijuar normalisht me leximin e neneve për miratimin e rregullores së re të Kuvendit.

Rregullorja e re, e cila parashikon masa më të forta ndëshkuese, 30 deri 60 ditë përjashtim për deputetë të cilët krijojnë kaos të Kuvend, u miratua pa debate, me 74 vota pro.

Deputetët e përjashtuar, pavarësisht se tentuan në çdo formë, nuk u futën dot brenda Kuvendit. Seanca e sotme plenare zgjati vetëm 10 minuta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50513 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE