Adisi e surprizon në studio, Fifi nuk u beson syve, shpërthen në lot!

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Adisi e surprizon në studio, Fifi nuk u beson syve, shpërthen në lot!

Çifti i parë finalist në “Dancing With The Stars” është Fifi dhe Graciano. Bazuar në votat e jurisë dhe publikut ajo shkon automatikisht në finalen e madhe. Për këtë kualifikim të saj Fifi ka postuar një video në Instagram, ku falenderon të gjithë fansat e saj që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim të rëndësishëm për të.

Dy mesazhe dashurie nga partneri i saj, Adisi e lanë pa fjalë Fifin, ndërsa ishte e ftuar në emisionin S’e luan Topi”. Mes lotëve, ajo shprehet e lumtur që do të jetë nuse në Prrell të Burrelit, vendlindjen e partnerit.

Fifi: Nuk ka mundësi, nëse jkam pasur ndonjëherë ndonjë ëndërr në jetë ka qenë kur dikush me më dediku diçka, me më dediku diçka si kjo, sapo e mora. Unë jam shumë e lumtur që kam snë jetë një njeri si ai, që jam pjesë e familjes Patushi, që një ditë së shpejti do të bëhem nuse prrelli, Adisi vjen nga Prrella e Burrelit, është prrellali

Erjona: A do t’i thuash diçka Adisit?

Fifi: Faleminderit që më bëre nënë, faleminderit që je njeriu që m’i shkakton krejt llojet e emocioneve që ekzistojnë, i ke dy, tri sene që duhet me i ndryshu që ti i di shumë mirë, krejt jetën time do ta jap vetëm ty

Erjona: Më duket se të dëgjoi Adisi direkt.

Veç dedikimeve, konkurrentja e “Dancig With The Stars mori edhe një tufë me lule me motive festash, nga partneri i saj. Kujtojmë se këngëtarja Fifi dhe partneri i saj Adisi janë prindër të një djali të cilin vendosën ta quajnë Theo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49413 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE