Marrëveshja për emigrantët, kryeministri Rama në Itali: Nuk është antikushtetuese!

vovalbania December 16, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Marrëveshja për emigrantët, kryeministri Rama në Itali: Nuk është antikushtetuese!

Nga Roma ku me homologun britanik Rishi Sunak ndodhet me ftesë të Giorgia Melonit, kryeministri Edi Rama u shpreh i sigurt në marrëveshjen për emigrantët me Italinë, pavarësisht pezullimit të tre ditëve më parë nga Kushtetuesja. Gjatë një aktiviteti politik të të rinjve të së djathtës italiane, Rama tha:

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë bëri detyrën e saj, sepse është automatik pezullimi i një marrëveshjeje për ta marrë në konsideratë përpara ratifikimit në Parlament. Vendimi do të dihet deri në mars, por besoj se do të merret shumë më herët, sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe të dyja qeveritë duhet të dinë nëse mund të ecin përpara apo jo.

Kryeministri komentoi frikën e atyre që besojnë se padia e opozitës shqiptare në Gjykatën Kushtetuese mund të çojë në dështimin e akordit.

Eshtë diçka që më bën për të qeshur.  Giorgia Meloni i uroi kur kishin zgjedhjet e brendshme dhe nuk më njihte. Padyshim që mendoi se unë isha një shoqërues në mesin e atyre që nuk rekomandohen, siç thoni ju. Më pas rolet u përmbysën, por për ta thënë seriozisht, jam i lumtur që të gjithë e kuptojnë. Edhe ata në vendin tim që janë të goditur nga propaganda që pretendon se në Shqipëri nuk ka më demokraci sepse ka një diktator. Shqipëria është një vend demokratik dhe Gjykata Kushtetuese ka bërë detyrën e saj, sepse në Kushtetutë pezullimi i një marrëveshjeje është automatik për ta vlerësuar atë përpara ratifikimit në parlament. Eshtë provë që nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri.

Rama: Papa Françesku lideri më i madh i së majtës

Pata fatin të takoja Papa Françeskun, i cili për mendimin tim është lideri më i madh dhe i padiskutueshëm i së majtës e po flas për të majtën europiane dhe globale, nuk po them që ata të zgjedhin Papën si kreun e Partisë Demokratike.

Duke kujtuar takimin, Atin e Shenjtë e cilësoi si “një njeri të shenjtë” dhe “shumë të mençur”.

Kryeministri Rama: Meloni po kalon nga sovraniteti kombëtar në sovranitetin europian

Kam respekt të madh për atë që Giorgia (Meloni) po përpiqet të bëjë. Ajo shkoi kundër të gjitha parashikimeve të apokalipsit fashist. Ju po përpiqeni të bindni Europën se ne duhet të punojmë të gjithë së bashku. Giorgia po bën diçka shumë të rëndësishme duke kaluar nga sovraniteti kombëtar në sovranitetin europian.

Ndërkaq, dha një mesazh:

Nëse Europa nuk ndryshon dhe nuk e bën me shpejtësi do të dalë e mundur nga kjo periudhë historike. Ne duhet të luftojmë së bashku kundër emigracionit të menaxhuar nga organizatat kriminale e të organizojmë emigracionin e menaxhuar nga vetë Europa, nga qeveritë, nga institucionet. Ose kriminelët ose institucionet do ta menaxhojnë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49386 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE