Rama pas takimit me Melonin dhe Sunak: Folëm për potencialet e bashkëpunimit trilateral!

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama pas takimit me Melonin dhe Sunak: Folëm për potencialet e bashkëpunimit trilateral!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për takimin që zhvilloi në Romë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Në postimin e tij në rrjete sociale Rama shkruan se folën për bashkëpunimin trepalësh.

Më herët qeveria italiane njoftoi se pasi ranë dakord mbi nevojën për të trajtuar imigracionin e paligjshëm në Evropë në një mënyrë gjithnjë e më të strukturuar, udhëheqësit ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore.

Romë – Me kryeministren Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, për potencialet e bashkëpunimit trilateral, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni janë takuar sot në Romë të Italisë.

Takimi u zhvillua në rezidencën e kryeministres italiane, Palazzo Chigi, dhe në fokus të diskutimeve ishte lufta e emigracionit të paligjshëm.

“Pasi ranë dakord mbi nevojën për të trajtuar imigracionin e paligjshëm në Evropë në një mënyrë gjithnjë e më të strukturuar, udhëheqësit ranë dakord të intensifikojnë më tej bashkëpunimin midis tre vendeve për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore. Në të njëjtën kohë, u ritheksua rëndësia e arritjes së një stabiliteti përfundimtar të Ballkanit Perëndimor, edhe në bazë të progresit të bërë së fundmi në procesin e zgjerimit në rajonin e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e qeverisë italiane.

Edhe dje Zyra e Sunak tha se takimi do të “përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar”.

Ndërsa muajin e kaluar më 6 nëntor, Meloni dhe Rama njoftuan një marrëveshje për strehimin e emigrantëve në Shqipëri përmes dy qendrave; ajo e pritjes në Shëngjin dhe ajo e akomodimit në Gjadër të Lezhës,  Sipas marrëveshjes në Shqipëri do të vendosen vetëm ata emigrantë që do të shpëtohen jashtë ujrave territorialë italianë dhe europianë. E gjithë kjo për të parandaluar përplasjen me të drejtën europiane që padyshim zbatohet vetëm në territorin apo detin europian.

Marrëveshja u kritikua nga partitë opozitare në të dy vendet, ndërsa Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pezulloi përkohësisht ratifikimin e marrëveshjes nga parlamenti derisa të shqyrtojë kërkesën e opozitës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49581 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE