Rusia sulmon Ukrainën me 31 dronë, nuk ka të plagosur!

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia sulmon Ukrainën me 31 dronë, nuk ka të plagosur!

Një total prej 31 dronësh janë nisur nga Rusia drejt territorit ukrainas, por 30 prej tyre janë rrëzuar, siç raportoi sot ushtria ukrainase. Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev ishte në mesin e qyteteve të shënjestruara. Komandanti rajonal ushtarak, Serhiy Popko, deklaroi se nuk ka raportime për të plagosur, pas rrëzimit të copëzave të raketave.

Rusia e ka rritur shkallën e sulmeve ajrore në Ukrainë, duke hedhur dronë dhe raketa balistike. Në dimrin e vitit të kaluar, sulmet kishin shënjestër kryesore infrastrukturën e energjisë.

“Europa duhet të garantojë se mund të mbrojë më mirë veten, pasi deri në fund të dekadës mund të përballet me kërcënime të reja dhe kjo për shkak se Shtetet e Bashkuara janë duke e fokusuar vëmendjen te Indo-Paqësori”. I këtij mendimi është ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Rusia është duke e rritur prodhimin e armëve për të përballuar luftën në Ukrainë, por po kërcënon shtetet baltike, si dhe Gjeorgjinë e Moldavinë”. Ky ishte shqetësimi i shprehur nga Pistorius gjatë një interviste për gazetën “Welt am Sonntag”. Zyrtari i Berlinit parashikon që Amerika do ta zvogëlojë përkushtimin ushtarak në Europë, se sipas tij, “ka më shumë interes për Indo-Paqësorin”.

Ne europianët duhet të angazhohemi më shumë, për të garantuar sigurinë e kontinentit tonë. Por, rajonit do t’i duhet kohë për të rritur prodhimin e armëve. Do të na duhen 5 deri në 8 vjet për të arritur objektivin sa u përket forcave të armatosura, industrisë dhe shoqërisë.

Europa e ka të qartë që do të duhet të kompensojë ndihmën amerikane për Ukrainën, nëse Uashingtoni nuk arrin marrëveshje mbi fondet e reja. Qeveria e ri në Poloni, më miqësore me Europën do të mundësojë që vendet e Trekëndëshit të Vajmarit, Berlini, Parisi e Varshava, të rrisin bashkëpunimin e tyre ushtarak.

Pistorius vuri në dukje se nuk mendon që ushtria gjermane do t’i përsërisë misionet, si ato që ka pasur në Afganistan apo Mali. Misioni gjerman në Afganistan ka qenë i pari për këtë shtet që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE