Vrasja në Burgun e Peqinit, ndalohen drejtori dhe 12 zyrtarë/Mjaçaj: Me Lleshin kisha konflikte!

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja në Burgun e Peqinit, ndalohen drejtori dhe 12 zyrtarë/Mjaçaj: Me Lleshin kisha konflikte!

Një ditë pas vrasjes me armë zjarri në Burgun e Peqinit të të burgosurit Arben Lleshi nga i dënuari  Sokol Mjaçaj, ndalohen 13 zyrtarë, mes tyre drejtori Kamber Hoxha. Në dëshminë para hetuesve, Mjaçaj citohet të ketë thënë se kishte konflikte me viktimën, pasi nuk e pranonte në sektor duke hedhur poshtë aludimet se u pagua për ta ekzekutuar. Ndërkaq, për armën e zjarrit tha se e mbante që prej 20 ditësh apo një muaji.

Jemi konfliktuar aty për aty me Arben Lleshin. Nuk më pranoi në sektor. Armën e kam futur futur para 20 ditësh apo një muaj.

Por, ndryshe nga sa pretendon i dënuari përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë e tani edhe të Lleshit e plagosjen e një tjetër të burgosuri, ka dyshime të forta se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë. Arben Lleshi vuante dënimin për vrasjen dhe djegien e një bashkëkombasi në Angli, disa vite më parë. Në vitet që pasuan, atij i janë vrarë e zhdukur persona të familjes.

Dyshohet se arma është futur dorazi në institucionin e vuajtjes së dënimit. Ka raportime se një pjesë e kamerave të sigurisë në I.E.V.P-në Peqin nuk punonin e as skaneri, por se rregullimet e tyre janë bërë ditët e fundit. Sa i përket Mjaçajt, mësohet se u dërgua në izolim e po mbahet në një vend të fshehtë, si dhe do të rimerret në pyetje.

Ndërkaq, Indrit Shaqja i dënuari me burgim të përjetshëm që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë në Burgun e Peqinit, sot është në gjendje të mirë shëndetësore e po merr trajtim mjekësor në spitalin e burgut në QSUT ku do të qëndrojë në spital derisa të rikuperohet nga plagët e marra.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50580 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE