A do të ketë një rol në “BBV3”? Luiz Ejlli habit fansat, çfarë tha për gazetarin

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do të ketë një rol në “BBV3”? Luiz Ejlli habit fansat, çfarë tha për gazetarin

Të martën e 12 dhjetorit u zhvillua premiera e filmit “5 Herë Jo”, me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshajn.

Gjatë premierës u panë të marrin pjesë shumë miq e kolegë të tyre, ndër to edhe çifti Luiz Ejlli e Kiara Tito.

I pyetur për pritshmëritë e tij lidhur me këtë film, ai tha se janë në nivelin e “5 herë po”.

Këngëtari nuk i shpëtoi as pyetjes së Ronaldo Sharkës për praninë e tij në sezonin e ri të Big Brother Vip, ndërsa i kërkoi një përgjigje për aludimet e fundit lidhur me faktin se Luizi mund të jetë pjesë e produksionit, si opinionist, apo diçka tjetër.

Luizi nuk i mohoi këto lajme, por nuk dha asnjë detaj, duke iu kërkuar të gjithëv të presin për më shuma.

“Tën-tën, do prisni pra! Prisni derisa të fillojë! Do ketë diçka… Diçka ka gjithmonë, a rri unë pa bërë gjë!? Ti ke fjet me mu, ke hangër me mu, ke vujt me mu”, tha këngëtari, duke iu drejtuar gazetarit, me të cilin ka ndarë shumë ditë brenda shtëpisë së Big Brother, gjatë sezonit të dytë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48841 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE