Efi Dhedhes i jep fund lidhjes me partnerin e saj?

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Efi Dhedhes i jep fund lidhjes me partnerin e saj?

Teksa ishte pjesë e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes tregoi se ishte në një lidhje jashtë shtëpisë, mirëpo identitetin e personit në fjalë nuk pranoi asnjëherë ta bënte publik.

Edhe pas daljes nga programi, në daljet e saj televizive Efi ka treguar se lidhja i shkon për bukuri dhe se është shumë e lumtur.

Mirëpo, një postim i bërë së fundmi nga ish konkurrentja ngriti dyshimet për një ndarje nga partneri i saj.

Kjo pasi në një pyetësor në Instagram, një prej ndjekësve i kishte kërkuar Efit të bënte një zemër nëse është ende në lidhje, gjë që ajo nuk e bëri.

Mirëpo, jo pak herë Efi ka ngacmuar ndjekësit për të nxitur dyshime tek ta, ndaj nuk është çudi që ky të jetë një prej këtyre rasteve.

Kujtojmë se dalja e fundit televizive e Efit ka qenë një muaj më parë në programin “Më lër të flas”, ku tregoi se me partnerin ka mbushur më shumë se 1 vit dhe se lidhja po shkon shumë mirë.

A ka ndryshuar situata kaq shumë brenda 1 muaji?

Kjo do të mbetet për t’u parë në vijim në rast se Efi do të dojë të ndajë më shumë detaje me ndjekësit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49581 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE