Mes aludimeve për drejtimin e BBV, vëmendje merr komenti i Arbanës për Ledionin! (Foto)

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes aludimeve për drejtimin e BBV, vëmendje merr komenti i Arbanës për Ledionin! (Foto)

Nëse ka diçka sa i përket këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania” që ka mbetur enigmë, përveç banorëve pjesmarrës, është se kush do e moderojë programin.

Në rrjet po qarkullon prej kohësh lajmi se Arbana Osmani nuk do të jetë më si moderatore e këtij reality show, ndërsa vendin e saj do e zërë Ledion Liço.

Gjithashtu u ngritën dyshime për krisje të raporteve mes tyre, pasi Arbana dhe Ledioni nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”.

E teksa asgjë nuk u konfirmua apo mohua, së fundmi një koment i Arbanës në postimin e Ledionit na bëri lëmsh.

Ky i fundit ka postuar foton e tij të parë në Instagram, krah partneres, Sara Hoxha, ndërsa Arbana i ka komentuar dy emoji me sytë me zemra.

Madje tashmë si Arbana ashtu edhe Ledioni e ndjekin sërish njëri-tjetrin në “Instagram”.

A janë rregulluar tashmë raportet e tyre apo e gjitha ka qenë për vëmendje?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48932 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE