Opozita serbe kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Opozita serbe kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd!

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” pretendoi se Partia Progresive Serbe (SNS) ka marrë 21 mijë vota më shumë se lista e saj në zgjedhjet në Beograd.

Duke pasur parasysh se më shumë se 40 mijë persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritjen e votimit për Kuvendin Komunal.

Nga ky koalicion u kërkua “pastrimi i listës zgjedhore”. Më herët, SNS hodhi poshtë akuzat se ka ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë zgjedhjeve të djeshme. Kryetari Millosh Vuçeviç deklaroi se është “i sigurt” se lista e tij fitoi në kryeqytetin Beograd dhe beson se Aleksandar Shapiç do të jetë “kryetari i ri apo i vjetër” i qytetit.

Dje Serbia mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare e lokale. Pjesëmarrja ishte 57.65%. Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor, deri tani janë numëruar votat për zgjedhjet parlamentare në pothuajse 35 qendra të votimit.

Referuar rezultateve paraprake, lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet”, fitoi 50.42% të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërsa “Serbia kundër dhunës”, 19.25%. E treta është lista “Ivica Daçiç – kryeministër i Serbisë”, me 7.19%. Në vendin e katërt u rendit “Shpresë për Serbinë” me 4.45% të votave, ndjekur nga “Ne – Zëri i popullit”, me 4.06.

Ndërkaq, “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, sipas rezultateve paraprake, ka siguruar 0.79% të votave. Kjo listë pritet të fitojë një vend në Parlamentin serb. Në këto zgjedhje, banorët serbë të Kosovës udhëtuan drejt Serbisë për të votuar. Kjo pasi votimet nuk u lejuan të mbahen në territorin e Kosovës, krahasuar me vitet e kaluara.

Ata kanë mundur të votojnë në katër qytete në jug të Serbisë: Vranjë, Kurshumli, Rashkë e Tutin. Qeveria e Kosovës ka kërkuar që shteti i Serbisë t’i bënte kërkesë të drejtpërdrejtë për mbajtjen e zgjedhjeve, por Beogradi zyrtar refuzoi.

Zgjedhjet e fundit parlamentare që Serbia ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë ishin ato të 21 qershorit 2020. Ato zgjedhje u zhvilluan sipas një praktike të mëparshme ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) grumbullonte votat. Më pas, ato vota janë numëruar në Rashkë e Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE