Pas deklaratave të Xhulit, reagon ashpër Fifi: “E mbushi kupën…”

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas deklaratave të Xhulit, reagon ashpër Fifi: “E mbushi kupën…”

Fifi, konkurrentja e “Dancing With the Stars”, ka qenë ditën e djeshme e ftuar në “Fun Club”, ku reagoi ashpër pas deklaratave të Juliana Nurës, ish-konkurrente tanimë. Këngëtarja tha se komentet e saj e kishin shqetësuar dhe se për një kohë të gjatë ka folur për të.

Mes meje dhe Xhulit nuk ka ndodhur asgjë. Ajo që tha ajo në një nga intervistat që kishte shkuar, më shqetësoi shumë. Nuk është diçka e hijshme për t’u parë dhe dëgjuar. Nuk më pëlqeu reagimi i saj. Pas tre muajsh u mbush kupa.

Konkurrentja reagoi në një shkrim të gjatë në InstaStory, deklaratë për të cilën tha se nuk e dinte nëse ka bërë mirë që ka reaguar apo jo.

Nuk e di a kam bërë mirë apo keq, por ashtu e ndjeva në ato momente. E kam menduar mirë para se t’i shkruaj, ka pasur edhe gjëra të tjera që duheshin shkruar por nuk e kam bërë. Tërë kohën ka folur ‘Fifi, Fifi, Fifi…’ Në një emision thua Fifi do të shkojë në finale, në një tjetër Fifit do ia japë Top Channel, për shkak të historikut…

“Dancing With The Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Çifti i parë finalist në “Dancing With The Stars” është Fifi dhe Graciano. Bazuar në votat e jurisë dhe publikut ajo shkon automatikisht në finalen e madhe. Për këtë kualifikim të saj Fifi ka postuar një video në Instagram, ku falenderon të gjithë fansat e saj që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim të rëndësishëm për të.

Faleminderit të gjithëve për suportin që na keni dhënë në këtë rrugëtim kaq të bukur, të cilin e keni bërë akoma më të bukur me dashurinë tuaj drejt nesh javë pas jave! Shihemi ne Finale!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE