Përfundon protesta e opozitës, Berisha: Të enjten para Parlamentit, ndërsa më 27 dhjetor tek Gjykata e Lartë!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përfundon protesta e opozitës, Berisha: Të enjten para Parlamentit, ndërsa më 27 dhjetor tek Gjykata e Lartë!

Ka zgjatur 1 orë e 20 minuta protesta e ish-kryeministrit Sali Berisha jashtë kryesisë së Kuvendit.

Berisha ka shpërndarë tubuesit e mbledhur para godinës dhe është larguar nga Kryesia përpara se Këshilli i Mandatave të japë vendimin për arrestimin e tij.

“E mbyllim sot fitimtar këtë takim historik, të betuar për të mos u ndal më deri ditën e fitores ndaj këtij regjimi. Të betuar se do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile, nuk ka forcë që na ndan më. Ne jemi dhe mbetemi luftëtarë të lirisë, gjer ditën e fitores së plotë të përmbysjes së këtij regjimi që po shfaros shqiptarët”, tha ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar protestat e radhës, teksa u ka bërë thirrje demokratëve t’i bashkohen të enjten tek Parlamenti dhe me 27 Dhjetor tek Gjykata e Lartë.

“Ju garantoj se do bëheni përgjegjës për çdo shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës dhe se do trajtoheni njëlloj si falanga krimi të kreut të Meduzës, të kryehajdutit të Shqipërisë, Edi Rama.

Me Edi Ramën kemi hesape të rënda për të larë. Edi Rama është sjellë ndaj nesh, ndaj jush njëlloj si nazistët në kampet e përqendrimit me hebrenjtë. Ata hebrenjve u hiqnin emrat dhe u jepnin nga një numër dhe ditë,javë, muaj atë thërriteshin me numra. Harronin emrat e tyre.

Por ne e garantojmë Edi Ramën se do e paguajë shumë shtrenjtë ata që ka bërë dhe përpiqet të bëjë me identitetin tonë.

Më 27 dhjetor, çdo demokrate dhe demokrat, përpara Gjykatës së Lartë, ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Ne do qëndrojmë. Ne do fitojmë! E enjtja që vjen, të gjithë përpara parlamentit monist”, tha Berisha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE