Thashethemi shokues që nxorrën banorët e BBVK për Linda Halimin!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Thashethemi shokues që nxorrën banorët e BBVK për Linda Halimin!

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, spekulimet dhe dyshimet për jetën personale të banores Linda Halimi,  janë kthyer në temën diskutimi.

Debati u nxit pas një bisede që Santiana kishte me Albën dhe Bucin, ku ndau me ta një përvojë personale me Lindën.

Santiana rrëfeu se Linda një herë i kishte shprehur ndjenja, duke i zbuluar se “i pëlqejnë edhe femrat”. Kjo ngjalli shkëndija dyshimi mes banorëve dhe ndezi kuriozitete për orientimin seksual të Lindës.

Më pas, gjatë një diskutimi me të gjithë banorët për komunitetin LGBT+, Santiana kërkoi qartësi nga Linda në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke e pyetur para të gjithëve: “A ke diçka me këtë komunitet, që po i mbron kaq shumë?”.

Kjo pyetje e befasishme ka shtyrë të tjerët të pyesin nëse Linda është pjesë e komunitetit LGBT+ dhe më saktësisht nëse ajo është biseksuale.

Linda Halimi, e njohur për karakterin e saj të fortë dhe qëndrimet e qarta në shumë çështje, deri më tani nuk ka dhënë një përgjigje të qartë rreth këtyre dyshimeve, dhe mbetet të shihet, nëse do të flasë haptazi për këtë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50569 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE