‘U fejua me kushëririn…’/ Flet nëna e vajzave të përdhunuara në Berat

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘U fejua me kushëririn…’/ Flet nëna e vajzave të përdhunuara në Berat

Rasti i përdhunimit të dy vajzave në Berat është sjellë në vëmendje sërish mëngjesin e kësaj të hëne.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy persona, 33-vjeçari Ardit Nanon dhe 20 vjeçarin Andon Shoshari, të cilët akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me dy vajzat e reja.

Por nëna e vajzës 16-vjeçare, Rudina Jashari, hedh poshtë pretendimet për përdhunim. Në një lidhje të drejtpërdrejt për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo shprehet se vajza e saj nuk është përdhunuar duke përgënjeshtruar dhe lajmet.

Ajo nënvizoi se e bija para dy vitesh ka qenë e lidhur me Andon Shesharin, me të cilin janë dhe kushërinj të parë, duke theksuar se tashmë e mitura është ndarë me këtë të fundit dhe është martuar me një tjetër prej pak kohësh.

Jashari ka akuzuar njerëzit e burrit të vajzës në lidhje me ngjarjen duke thënë se kunata dhe kunati e kanë futur në këtë mesele.

“Vajza ime ka pasur një lidhje me Andon Shesharin, para dy vitesh. Vajza ime u martua më pas te Embra Kovaçi. Për shkak të xhelozisë ka pasur shtyrje. Problemet ka pasur vetëm nga ata. Mamaja e Andonit dhe burri im janë vëlla e motër. Po kanë qenë të lidhur para dy vitesh, vajza ime me Andon Shesharin. Vajza ime është e martuar prej 1 muaj e gjysmë. Çunat nuk kanë faj. Ato e shtynë gocën time që të flasë këto fjalë. Unë vajzën time nuk e dua në atë shtëpi.

E kanë shtyrë kunata dhe kunati. Janë xhelozë. Unë çunat i dua jashtë burgut. Nuk e kanë ngacmuar dhe nuk e kanë përdhunuar. Janë gënjeshtra. Nuk kam mundur të flasë me vajzën time, nuk e lënë ata. Unë dua të pyes dhe vajzën se çfarë ka ndodhur. Vajza u nda nga Andoni se nuk e lashë unë, janë kushërinj të parë. Ka qenë kunati që ka bërë denoncimin”-theksoi ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50464 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE