Ekskluzive/Cubi Metkaj pohon (deri diku) hyrjen e saj në BBV dhe konfirmon datën e fillimit të spektaklit!

vovalbania December 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzive/Cubi Metkaj pohon (deri diku) hyrjen e saj në BBV dhe konfirmon datën e fillimit të spektaklit!

E ftuar në emisionin “Ndryshe” këtë puntatë ka qenë aktorja e mirënjohur Emeralda Metkaj ose siç njihet ndryshe me emrin artistik Cubi. Karriera e saj disa vjeçare në fushën artistike e kanë bërë atë një nga aktoret më profesionale në Shqipëri dhe padyshim humori i saj i veçantë ka spikatur në emisionet televizive ku ajo ka marrë pjesë.

Edhe pse ka disa vite larg skenës, Cubi momentalisht moderon emisionin e saj. Por ajo çfarë ka tërhequr akoma më shumë vëmendjen e dashamirësve të saj, është pikërisht lajmi i fundit që po qarkullon në rrjet. Emri i saj mendohet se do të jetë pjesë e kastit të banorëve të “Big Brother Vip Albania 3”. Sigurisht kjo pyetje 1 milion dollarëshe ka ardhur nga ish-kolegu dhe miku i saj, Visjan Ukcenaj, i cili le të themi nuk nguroi ta pyeste drejtpërdrejtë për këtë gjë. Deri diku ajo e pohoi si lajm dhe na la të kuptonim se data e fillimit të spektaklit do të jetë më 13 Janar. Përgjigjia e saj:

Do të rrimë edhe shumë gjatë? Se në datë 13 iki unë prandaj. Një propozim e kam, por do të jem ose nuk do të jem ende. E shohim më datë 13. 

Nëse Esmeralda do të futet, a do të jetë e gatshme që të krijojë një lidhje dashurie?

Po unë për këtë do futem. Të gjej burrë. Të bëj edhe një fëmijë. Të më shikojë edhe mua Zoti më në fund. Aty brenda do sistemohemi.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE