Amsterdami nuk do të ketë më nofkën e “qytetit të mëkateve”, zbulohet plani i bashkisë për vitrinat e seksit!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amsterdami nuk do të ketë më nofkën e “qytetit të mëkateve”, zbulohet plani i bashkisë për vitrinat e seksit!

Amsterdami nuk do të jetë më i kuq. Vendi është duke ndjekur një plan që do të shohë zhvendosjen e “vitrinave të seksit” në periferi të qytetit. Kryebashkiakja Femke Halsema ka kundërshtuar prej kohësh lagjen e dritave të kuqe, të njohur si “De Wallen”, me dritaret karakteristike në shtëpitë buzë kanalit ku punonjëset e seksit qëndrojnë në pritje të klientëve.

Ajo dëshiron të çrrënjosë lagjen historike ku ofrohen marrëdhënie seksuale me pagesë dhe ta zhvendosë atë jashtë qytetit, me planin që synon t’i çrrënjosë Amsterdamit nofkën e “qytetit të mëkateve”, ndërkohë që zvogëlon edhe numrin e turistëve e krimet në zonë. Në zbatim të planit, drejtuesit e qytetit të Amsterdamit zbuluan vendndodhjen e re të lagjes me drita të kuqe në jug të kryeqytetit holandez. Qyteza “qendra erotike”, parashikohet të ndërtohet në bulevardin ‘Europa’ në lagjen jugore.

“Kjo zgjedhje do t’i paraqitet këshillit të qytetit në fillim të vitit të ardhshëm”,-tha kryebashkiakja e Amsterdamit në një deklaratë, duke shtuar se do të duhen 7 vite për ta ndërtuar lagjen e re. Bulevardi “Europa”, ndodhet në skaj të distriktit kryesor të biznesit të Amsterdamit dhe do të ketë 100 dhoma për punonjëset e seksit, si dhe restorante, teatro seksi, klube dhe restorante.

Planet e bashkisë janë kundërshtuar edhe nga vendasit që nuk e duan qendrën e re në pragun e tyre, si dhe punonjëset e seksit që mendojnë se po bëhen “kokë turku” për kriminelët dhe turmat që rrethojnë kabinat e tyre të ndriçuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE