Çfarë ndodhi? Familjarët e Liridonës kërkojnë takim urgjent me Prokurorinë

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi? Familjarët e Liridonës kërkojnë takim urgjent me Prokurorinë

Familja e Liridona Ademajt, 30-vjeçares që u vra më 29 Nëntor në fshatin Bërnicë të Prishtinës, i është drejtuar me një letër Prokurorisë, përmes së cilës ka kërkuar një takim urgjent për informim rreth rastit.

Letra është publikuar nga vetë vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, i cili ka deklaruar se deri më tani nuk është informua se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kanë nga raportimet në media.

“Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohemi rreth rastit të vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj. Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve. Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media.

Ne duam të sqarojmë që nuk kërkojmë qasje në informacione konfidenciale mirëpo kërkojmë që si familjarë të jemi të informuar, e drejtë kjo e garantuar ligjërisht”, ka shkruar Ademaj.

Për vrasjen e Ademajt i dyshuari kryesor si porositës i vrasjes është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ndërsa ekzekutuesi Granit Plava. Të dy ndodhen në paraburgim me vendim gjykate, ndërsa pranë tyre ndodhet dhe nipi i Murselit dhe një i katërt i përfshirë, për të cilin nuk janë dhënë detaje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE