Qyteti me ajrin më të ndotur në botë!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qyteti me ajrin më të ndotur në botë!

Kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, Sarajeva, është në krye të listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, sipas të dhënave të platformës AirVisual, e cila mbledh informacione nga stacionet matëse në gjithë botën. Pas Sarajevës renditet qyteti Lahore në Pakistan, Kolkota në Indi dhe Beogradi i Serbisë.

“Ata që vuajnë prej sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit, duhet ta shmangin çdo aktivitet në ambiente të jashtme. Të gjithë të tjerët duhet t’i shmangin qëndrimet e gjata jashtë”-ka njoftuar organizata Ecoakcija, e cila mbledh të dhënat për cilësinë e ajrit në qytetet e Bosnje-Hercegovinës. Nga vendet tjera të rajonit, Shkupi është në vendin e tetë dhe Zagrebi në vendin e 13-të, ndërsa Prishtina në vendin e 19-të.

Grimcat e ndotura të imta të ajrit kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 250.000 personave në Bashkimin Evropian më 2021, u tha në një raport të Agjencisë Evropiane për Mjedis (EEA), të publikuar më 24 nëntor. Grimcat e imta apo PM2.5, iu referohen grimcave që kryesisht krijohen nga tymi që lirohet nga makinat dhe termocentralet me qymyr.

Këto grimca të imta mund të hyjnë thellë në traktin respirator, duke shkaktuar rrezik që njerëzit të preken nga bronkiti, astma dhe sëmundje të mushkërive. “Sipas vlerësimeve të fundit të EEA-së, të paktën 253.000 vdekje në BE më 2021 u janë atribuuar ekspozimit ndaj grimcave PM2.5, që ishin të ndotura përtej nivelit të rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, u tha në raportin e kësaj agjencie të BE-së.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51720 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE