SPAK-ut i hapet rruga për arrestimin e ish-kryeministrit, Berisha reagon pas vendimit të Kuvendit

vovalbania December 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SPAK-ut i hapet rruga për arrestimin e ish-kryeministrit, Berisha reagon pas vendimit të Kuvendit

Pas miratimit të kërkesës së SPAK për lejimin e arrestimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha ka folur për mediat.

“Sot narkoparlamenti në një akt antikushtetues, antidemokratik, votoi në Kundërshtim me çdo procedurë, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi me datën 9 shtator 2021.

Nëse dështoi më 9 shtator, sot do të jetë më i dështuar se kurrë. Ky vendim jo që nuk do mund të realizojë qëllimet, por do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë për t’i dhënë përgjigjen e merituar.

Parlamenti përfundoi në parlamentin e vrimës së miu. Rama nuk hyri në derën zyrtare, por nga tuneli që ka hapur dhe të çon në zyrën ë Skënder Gjinushit.

Beteja vazhdon fuqishëm dhe do të vazhdojë si kurrë më parë”, tha Berisha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49587 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE